(2LONLINE) – Kreu i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani pas zjarrit të shkaktuar në ndërtesën e komunës ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm me Këshillin e Drejtorëve. Sipas vlerësimeve të para, konsiderohet se dëmet materiale të shkaktuar nga zjarrin kapin shumën e afro 17 mijë eurove.
Në këtë takim mes kryetarit Begzad Sinani dhe Këshillit të Drejtorëve është biseduar rreth mundësive sa më të shpejta rreth normalizimit të gjendjes së ndodhur nga fatkeqësia e zjarrit, pasi që zjarri shkaktoi dëme, në objektin e komunës dhe e bëri jo funksional funksionimin e saj për punë.
Me këtë rast është formuar edhe një Komision për të evidentuar më saktë dëmet e shkaktuara.
Anëtarë të Komisionit u caktuan: Fisnik Kastrati, Bujar Kastrati dhe Hasan Rapuca. Sipas vlerësimeve të para, konsiderohet se dëmet materiale kapin shumën e afro 17 mijë eurove.
Komuna njofton se pas evidentimit të dëmeve të shkaktuara, së shpejti do të kryhen renovimet në mënyrë që shërbimi për qytetarët të jetë i duhur dhe sa më i shpejtë.
Përndryshe, sipas zyrtarëve komunal në Kamenicë, të dielën zjarri kishte përfshirë zyrën e pranimit të kërkesave, por fatmirësisht i tërë dokumentacioni është shpëtuar./2lonline/