DYLON

Demarkacioni: LDK e Gjilanit pro vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka shqyrtuar me kujdes gjendjen para seancës së Kuvendit e në të cilën pritet të votohet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e në të cilën situatë dalin individ apo struktura jo legjitime me deklarata që nuk përkojnë me qëndrimet e partisë.

“Ne kemi përcjellë me kujdes të shtuar situatën dhe dega jonë qëndron pran vendimeve të këshillit të përgjithshëm dhe si e tillë vepron unike me të gjitha nëndegët dhe forumet, andaj përveç strukturave legjitime thirrjet apo deklaratat tjera nuk paraqesin as nuk përfaqësojnë qëndrimet tona zyrtare.

EkoHigjiena

Dega e LDK-së, në Gjilan i jep mbështetje të gjitha forumeve të partisë, në realizimin e programit qeverisës dhe si e tillë qëndron fuqishëm pran vendimeve që dalin nga strukturat legjitime të saj dhe fuqishëm po funksionojmë si parti e themeluar nga Presidenti Rugova”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

“Anëtarësia e LDK-së, qëndron unike dhe respekton vendimet e dala nga organet legjitime të partisë. Funksionimi i partisë në të njëjtin model si në kohën e Presidentit Rugova ashtu dhe sot nën udhëheqjen e Kryeministrit Mustafa, po ndikon fuqishëm në rriten e anëtarësisë si dhe në qeverisje të drejtë e të suksesshme”, thuhet në fund të kësaj komunikate të lëshuar nga Dega e LDK-së, në Gjilan. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.