DYLON

Demaçi: Serbët le të heqin dorë nga çetnikizmi i tyre

Avatar photo Redaksia

Deklartat fyese të minsitrit për Komunitet dhe Kthim,Aleksandër Jabllanoviqit të bëra ditë më parë, ku e quajti Kosovën-Metohi si dhe protestuesit shqiptarë në Gjakovë egërsira, ka zgjuar reagime nga analistë dhe nga partitë opozitare në Kosovë, ku kjo e fundit kërkon nga qeveria e Isa Mustafës të marrë masa ndaj Jabllanoviqit.

Për këto fyerje të ministrit Jabllanoviq, kanë reaguar edhe njohësit e çështjeve politike ku i quajnë të vogëla deklaratat e Jabllanoviqit në krahasim me marrëveshjet të cilat i janë bërë me Serbinë dhe se asnjë nga këto marrëveshje nuk është duke u respektuar, e duke synuar që këtu të bëjnë shtetin e tyre të madhe Serbinë e cila sipas tyre po përzihet në punët e Kosovës.

EkoHigjiena

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka deklaruar për Gazetën Lajm se këto padrejtësi të cilat po i bënë Evropa e duke shtuar se presionet pa parime nga miqtë tanë evropian të cilët e kanë lazdruar Serbinë, japin të drejta që nuk ju kanë takuar dhe se këto gjëra që po ndodhin këtu nuk shihen as nëpër filma.

“ Ju kanë dhënë të drejta serbëve që asnjë pakicë ndërkombëtare, asnjë pakice në botë nuk i ka të drejtat që i ka Serbia e që po bënë me ne kështu. Kështu që këto gjëra duhet të shikohen në parim, duhet të shikohen në themel, dhe të gjindet një zgjidhje e drejtë që këta ta dinë se janë ose s’janë qytetarë të Kosovës, se këta herë bëhen qytetarë të Kosovës, herë s’bahen qytetarë të Kosovës, herë andej e her këndej, krejt këto po ndodhin para syve tanë, para syve të këtij populli i cili as vetë nuk po di se çka po ndodhë këtu, a është këtu Sebri, a është këtu Kosovë a çka është”, ka theksuar Demaçi, për Gazeta LAJM

Për më tepër në:
http://www.gazetalajm.com/demaci-serbet-le-te-heqin-dore-nga-centikizmi-i-tyre-2.html

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.