DYLON

Demaçi: Merkeli është engjëllushja e Evropës

Avatar photo Redaksia

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, e ka vlerësuar pozitive për shqiptarët Konferencën për Ballkanin Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe dy kryeministrat shqiptarë, Edi Rama dhe Hashim Thaçi.

Demaçi në bisedën për “Epokën e re” ka thënë se kjo konferencë është kthesë historike për shqiptarët, sipas tij, për herë të parë shqiptarët po bien në duart e ustallarëve të vërtetë të krijimit të shtetit dhe të përparimit të ekonomisë. “Me të vërtetë kjo është një datë historike sepse po bëhet një kthesë e madhe në historinë edhe të Evropës ndaj shqiptarëve edhe të shqiptarëve në Evropë, të cilët janë munduar aq shumë për Evropën, e cila nuk dëshironte t’i shpërblejë si duhet shqiptarët gjatë historisë”, ka deklaruar Demaçi.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se Evropa dhe Gjermania më në fund e kanë kuptuar se duhet të faktorizohen shqiptarët në rajon. “Kësaj herë Evropa, në krye me Gjermaninë, e kanë kuptuar se duhet t’i faktorizojnë shqiptarët, e jo sikur deri më tani që i kanë defaktorizuar për llogari të fqinjëve tanë, të cilët na kanë marrë toka dhe na kanë pushtuar. Kështu që, në këtë drejtim është një hap i madh që është duke e bërë zonja Merkel, të cilën unë e quaj engjëllushja e Evropës, e cila është duke dëshiruar ta qetësojë Ballkanin njëherë e përgjithmonë. Moszgjidhja e problemit të shqiptarëve në mënyrë të drejtë, faktikisht e ka mbajtur Ballkanin në një padrejtësi.

Prandaj, janë bërë edhe lufta të padrejta dhe bota është detyruar të intervenojë”, është shprehur Demaçi. Ai ka vlerësuar se me këtë faktorizim që Gjermania i ka bërë shtetit shqiptar, janë duke u krijuar kushtet që shqiptarët të barazohen me shtetet fqinje.

“Tash e tutje, me faktorizimin e shqiptarëve, me qëndrimin e drejtë të Gjermanisë në radhë të parë ndaj shqiptarëve, po krijohen kushtet që shqiptarët të barazohen me fqinjët e vet dhe të marrë fund gjithmonë ajo ligësia e shqiptarëve, e cila ka qenë shkak për lakminë e këtyre rreth e rrotull nesh. Në momentin kur shqiptarët të forcohen sa duhet, kjo lakmi do të largohet dhe do të krijohet paqja që e dëshiron Evropa, natyrisht edhe ne”, ka thënë Demaçi.

lexo të plotë në:

http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=50476&Ctype=1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.