DYLON

Demaçi: Gjykata në të mirë të askujt

Avatar photo Redaksia

​Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Adem Demaçi thotë se themelimi i Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve të supozuara të UÇK-së është e dëmshme për Kosovën dhe për aleatët e saj, amerikanët dhe evropianët. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai tha se themelimi i saj nuk është as në interesin e aleatëve perëndimorë.

Në Kosovë diplomatët perëndimorë po diskutojnë më përfaqësuesit politikë rrugën e krijimit të një gjykate të posaçme për trajtimin e pretendimeve të ngritura në një raport të Këshillit të Evropës për përfshirjen e ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Çështja pritet të hidhet për miratim në Parlament javën që vjen. Veprimtari i njohur shqiptar Adem Demaci, i cili gjatë luftës ishte përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cilëson të dëmshme këtë gjykate.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.