Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Adem Demaçi thotë se themelimi i Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve të supozuara të UÇK-së është e dëmshme për Kosovën dhe për aleatët e saj, amerikanët dhe evropianët. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai tha se themelimi i saj nuk është as në interesin e aleatëve perëndimorë.
Në Kosovë diplomatët perëndimorë po diskutojnë më përfaqësuesit politikë rrugën e krijimit të një gjykate të posaçme për trajtimin e pretendimeve të ngritura në një raport të Këshillit të Evropës për përfshirjen e ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Çështja pritet të hidhet për miratim në Parlament javën që vjen. Veprimtari i njohur shqiptar Adem Demaci, i cili gjatë luftës ishte përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cilëson të dëmshme këtë gjykate.