DYLON

Demaçi: Azilkërkuesit po gabojnë, s’kanë pse i gjuhen Gjermanisë

Avatar photo Redaksia

Përkundër asaj që po mbretëron mot i ftohtë, dhe kohë pas kohe ka edhe reshje bore, disa njerëz të pakënaqur me jeten në Kosovë, nuk përtojnë që edhe në këto ditë dimri t’ia mësyjnë shteteve përendimore.

Veprimtari i shquar, Adem Demaçi, duke folur për atë, se si kosovarët në numër të madh po vazhdojnë të braktisin vendin, thotë se migrimi ilegal është zgjidhje e keqe.

EkoHigjiena

“Është zgjidhje shumë e keqe, me të vërtetë është zgjidhja me e keqe se sa me e marr evropën në sy. Po qarkullojnë disa spekulime se kinse ata po rehatohen atje, por e gjitha është se ata po shkojnë në disa skuta atje. Nuk kanë ku të shkojnë, s’janë duke pranuar azil, s’kanë vend për asnjë njeri.

Strategjia e evropës është që ta zhvillojë Kosovës dhe Shqipërinë, dhe mos t’i gjuhen evropës atje, por në vendet e veta të gjejnë një mundësi për të punuar e për të ekzistuar, pa kriju vuajtje e mundime për shumë gra e fëmijë të vegjël”, ka thënë Demaçi për Indeksonline.

Nga ana e tij, Demaçi bënë thirrje për durim, për të mos u ballafaquar me situata të pakëndshme.

“Porosia dhe lutja ime është që të qëndrojnë edhe pak, sepse evropa e ka marrë përsipër sidomos Gjermania që të ndihmojë edhe zhvillimin e Kosovës e edhe të Shqipërisë, pra do të jetë diçka që do ta bëjë Gjermania. Nuk është nevoja të shkojnë e të gjuhen atje, pasi që strategjia e Gjermanisë është që ta zhvillojë ballkanin, e që ne të shkojmë në Bashkimin Evropian. Kjo është një gabim, por e keqja e madhe, është kur njerëzit mendojnë diçka dhe nuk ndalen të mendojne por i grahin ashtu derisa të ballafaqohen me situtata të ndryshme dhe shumë të vështira”. tha ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.