DYLON

Delegacioni nga MM dhe FSK, mori pjesë në seminarin: “Sfidat e lidershipit të shekullit 21”

Delegacioni nga MM dhe FSK, mori pjesë në seminarin: “Sfidat e lidershipit të shekullit 21”
Avatar photo Redaksia

Zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së qëndruan për një vizitë njëjavore në Berlin të Gjermanisë.

Gjatë kësaj jave, delegacioni mori pjesë në seminarin “Sfidat e lidershipit të shekullit 21”, ku pati takime e diskutime, duke filluar me ligjëratat për kulturën e veteranëve në Gjermani dhe filozofinë e lidershipit deri te vizitat në Zyrën e Komisionerit të Forcave të Armatosura, Komisionin e Mbrojtjes, Qendrën e Karrierës së Bundeswehr-it, si dhe Fondacionin Kërkimor për Shkencë dhe Politikë.

EkoHigjiena

Delegacioni u mirëprit nga nënkolonel Friedrich von Bismark dhe oficerë të lartë gjermanë, me të cilët shkëmbyen përvoja praktike më të mira në fushën e udhëheqjes bashkëkohore ushtarake, menaxhimit të burimeve njerëzore dhe përkujdesjes ndaj veteranëve.

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, përveç pritjes zyrtare, u zhvillua edhe ceremonia e diplomimit të katër kadetëve të FSK-së, të cilët përfunduan me sukses studimet e tyre në Gjermani, duke shënuar edhe një hap tjetër të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së. Po ashtu, u realizuan vizita në objektet kryesore shtetërore dhe aktivitete kulturore për të njohur më mirë kryeqytetin gjerman.

Kjo vizitë synoi forcimin e bashkëpunimit dypalësh Kosovë–Gjermani në fushën e mbrojtjes, zhvillimin profesional të kuadrove tona dhe avancimin e standardeve të lidershipit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.