DYLON

Delegacioni nga Iowa viziton Komunën e Gjilanit

Delegacioni nga Iowa viziton Komunën e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës sē Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka prit në takim një delegacion nga shteti i Iowa-s, të udhëhequr nga Steve Warnstadt, Rachel Fails dhe Bruce Kelley.

Morina Bunjaku, tha se në emër të kryetarit të komunës, së bashku me drejtorët e drejtorive përkatëse, mirëpritëm sot delegacionin nga shteti i Iowa-s, SHBA Steve Warnstadt, Rachel Fails dhe Bruce Kelley.

EkoHigjiena

Ajo tregoi, se gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet komunës sonë dhe partnerëve nga Iowa në fusha me rëndësi të veçantë për zhvillimin e qytetit: arsim, bujqësi, kulturë dhe siguri.

Nënkryetarja e Gjilanit, theksoi se ky partneritet ndër vite mbetet një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar në nivel lokal.

“Falënderime të veçanta për këtë vizitë dhe për miqësinë e ndërtuar ndër vite me partnerët tanë nga Iowa. Me padurim presim të vazhdojmë këtë rrugëtim të përbashkët”, tha Morina Bunjaku.

Më pas janë zhvilluar edhe vizita në Shkollën e Muzikës, ku u mbajtë një aktivitet më fëmijët.

Po ashtu u vizitua edhe Shkolla Teknike dhe panairi me produktet e grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.