DYLON

Delegacioni nga Forumi Izraelit për Mbrojtje dhe Siguri vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

Delegacioni nga Forumi Izraelit për Mbrojtje dhe Siguri vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, sot, Ministrinë e Mbrojtjes e vizituan delegacionin nga Forumi Izraelit për Mbrojtje dhe Siguri (IDSF/Habithonistim), të udhëhequr nga gjeneral Amir Avivi, themeluesi i këtij Forumi. 

Në fillim, delegacioni përkatës në përbërje prej gjeneralëve në pension të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), u pritën në takim të veçantë nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

EkoHigjiena

Në këtë takim miqësor, u bisedua lidhur me çështjet me interes të përbashkët, si dhe forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në mes të dy vendeve tona.

Ndër temat kyçe të takimit ishin edhe solidarizimi me vlerat e ndërsjella kulturore dhe nacionale, në periudha të ndryshme historike, si dhe për integrimin e përvojave shtetërore izraelite, në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes shtetërore të Kosovës.

Në vazhdim të vizitës, delegacioni nga Izraeli, u prit edhe nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i cili së bashku me delegacionin e tij, prezantoi procesin e ndërtimit, të arriturat e deritashme si dhe planet për të ardhmen të zhvillimit të FSK-së.

Më pas, delegacioni nga Izraeli njoftoi mbi procesin e zhvillimit, organizimit, strukturës dhe funksionimit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, informacione këto shumë të rëndësishme për delegacionin tonë për të identifikuar modelet e duhura për integrim në procesin zhvillimor të FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.