DYLON

Delegacioni kosovar diskutoi në Bruksel nivelin e implementimit të marrëveshjeve të deritanishme në procesin e dialogut

Delegacioni kosovar diskutoi në Bruksel nivelin e implementimit të marrëveshjeve të deritanishme në procesin e dialogut
Avatar photo Redaksia

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Zëvendëskryeministri për Dialog, Zhvillim dhe Integrim i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, kanë përmbyllur diskutimet dy ditëshe në Bruksel me delegacionin e Serbisë, që për temë kanë pasur nivelin e implementimit të marrëveshjeve të deritanishme në procesin e dialogut.

Takimi me karakter teknik, i zhvilluar në praninë e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kishte për qëllim arritjen e një pajtueshmërie për gjendjen aktuale dhe ecurinë e implementimit ndër vite të marrëveshjeve që janë pjesë e dialogut.

EkoHigjiena

Ky takim shërbeu për informim më të mirë të palëve rreth pikave të paimplementuara deri më sot.

Delegacioni i Republikës së Kosovës pret që përfundimi i këtij takimi të hapë një etapë të rëndësishme në proces të dialogut, atë të arritjes së qëllimit final në proces, normalizimin e plotë të marrëdhënieve përmes angazhimit në një dialog të drejtë e parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së gjithmbarshme.

Zëvendëskryeministri Bislimi, në fund të takimeve, ia dorëzoi z.Lajçak një dosje me informata të dokumentuara rreth temave të diskutuara gjatë dy takimeve.​ /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.