DYLON

Delegacioni i UKZ-së zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me marrëveshje të re në Universitetin “Çanakkale Onsekiz Mart” në Turqi

Delegacioni i UKZ-së zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me marrëveshje të re në Universitetin “Çanakkale Onsekiz Mart” në Turqi
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, dhe anëtaren e Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, kanë vazhduar vizitën studimore në Republikën e Turqisë, në kuadër të strategjisë për thellimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim institucional dhe shkencor.

Pas takimeve të suksesshme në Universitetin “Celal Bayar” në Manisa, delegacioni i UKZ-së ka qëndruar në qytetin Çanakala, ku është pritur në mënyrë zyrtare nga menaxhmenti i Universitetit “Çanakkale Onsekiz Mart” (ÇOMÜ).

EkoHigjiena

Gjatë takimeve me Rektorin dhe stafin drejtues të ÇOMÜ, u diskutuan mënyrat konkrete për krijimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me theks të veçantë në rritjen e mobilitetit të studentëve dhe stafit përmes programit Erasmus+ KA171, organizimin e konferencave, trajnimeve dhe punëtorive të përbashkëta akademike, shkëmbimet e përvojave për zhvillimin profesional të stafit akademik dhe administrativ, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe inovative në bashkëpunim me sektorin e industrisë.

Në përmbyllje të takimeve, u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Universitetit “Çanakkale Onsekiz Mart”, e cila vendos bazën për një partneritet të qëndrueshëm dhe të thelluar në fusha kyçe të arsimit dhe kërkimit shkencor.

Marrëveshja përfshin hartimin dhe ofrimin e programeve të përbashkëta studimore në të gjitha nivelet: bachelor, master dhe doktoraturë; bashkëpunimin në projekte Erasmus+ CBHE, VET dhe Horizon Europe; krijimin e urave të reja me industrinë për zhvillimin e projekteve të aplikueshme dhe inovative që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të të dy vendeve.

Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve strategjike me institucione me përvojë dhe renome si ÇOMÜ, duke e vlerësuar këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për përfshirjen më aktive të UKZ-së në rrjetet ndërkombëtare të arsimit të lartë.

“UKZ është i përkushtuar të zgjerojë partneritetet që sjellin ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e mësimdhënies, kërkimit dhe përgatitjes së studentëve për sfidat globale,” u shpreh Rektori Dërmaku. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.