DYLON

Delegacioni i UKZ-së viziton Panteion University në Athinë ku u diskutua thellimi i bashkëpunimit akademik

Delegacioni i UKZ-së viziton Panteion University në Athinë ku u diskutua thellimi i bashkëpunimit akademik
Avatar photo Redaksia

Gjatë vizitës zyrtare në Athinë, delegacioni i Universitetit Publik “Kadri Zeka” (UKZ),Gjilan, i udhëhequr nga Rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, dhe Dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, vizitoi Panteion University of Social and Political Sciences.

Delegacioni i UKZ-së u mirëprit nga Drejtoresha e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian, Dr. Eleni Vasileiou, si dhe nga znj. Efi Ntrouva, Shefe e Njësisë për Marrëveshje Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në disa dimensione, duke përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes Ndërinstitucionale, e cila është e përgatitur prej rreth dy muajsh. Po ashtu, palët biseduan edhe për Marrëveshjen Institucionale Erasmus+ ICM, si dhe për zhvillimin e programeve të mobilitetit intensiv (blended mobility), të cilat do të mundësojnë shkëmbimin e studentëve, stafit akademik dhe administrativ, si dhe të aktorëve relevantë (stakeholders) të të dy universiteteve.

Ky bashkëpunim synon të zhvillohet sipas modelit të suksesshëm që UKZ-ja tashmë e zbaton me Universitetin e Zugut (PH Zug) në Zvicër. Në këtë kuadër, për vitin 2026 është planifikuar edhe krijimi i grupeve punuese, me qëllim planifikimin dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta të studimeve master, duke forcuar më tej dimensionin ndërkombëtar të arsimit dhe kërkimit shkencor në UKZ. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.