DYLON

Delegacioni i UKZ-së qëndroi në vizitë zyrtare në Canadian Institute of Technology në Tiranë

Delegacioni i UKZ-së qëndroi në vizitë zyrtare në Canadian Institute of Technology në Tiranë
Avatar photo Redaksia

Një delegacion nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, i përbërë nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, Dekanja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, Anëtarja e Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, dhe Anëtari i Senatit, Prof. Ass. Dr. Flamur Maloku, realizuan një vizitë në Canadian Institute of Technology (CIT) në Tiranë.

Delegacioni i UKZ-së u prit nga Rektori i CIT, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu, administratori Ubejd Osmani, dhe dekanët e njësive akademike, si dhe përfaqësuesit e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar të CIT. Takimi u fokusua në mundësitë e bashkëpunimit midis dy institucioneve, përfshirë projektet ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare, si dhe mundësitë e mobilitetit për studentët dhe stafin akademik.

EkoHigjiena

Ky takim theksoi angazhimin e UKZ-së në zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe përmirësimin e mundësive për shkëmbime akademike, duke u përpjekur për të ofruar mundësi të reja dhe të dobishme për të dyja palët. Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar në rritjen e bashkëpunimeve ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare si një pjesë e strategjisë së tij për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të suksesshëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.