DYLON

Delegacioni i UKZ-së po merr pjesë në takimin fillestar të Projektit ERASMUS+DELTA

Delegacioni i UKZ-së po merr pjesë në takimin fillestar të Projektit ERASMUS+DELTA
Avatar photo Redaksia

Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i udhëhequr nga Rektori, prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, po merr pjesë në takimin fillestar (Kick Off) të projektit DELTA, që po mbahet në Universitetin Europian të Tiranës. Delegacioni i UKZ-së përfshin Prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, Dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku dhe Prodekanin e Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Lulzim Rashiti.

Ky takimi shënon një hap të rëndësishëm për realizimin e qëllimeve të projektit DELTA, duke diskutuar përgjegjësitë e secilit partner, metodat e realizimit të aktiviteteve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të projektit. Këto diskutime janë thelbësore për arritjen e objektivave të projektit dhe për të siguruar suksesin e tij në të ardhmen.

Qëllimi i Projektit ERASMUS+ DELTA është promovimi i një kulture shkëmbimi të njohurive dhe nxitja e inovacionit në mësimdhënien dhe të nxënit ndërdisiplinor në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt ka si synim të pajisë individët e institucioneve partnere me njohuri dhe aftësi gjithëpërfshirëse për leximin e të dhënave, duke përgatitur ata për integrim të suksesshëm në ekonominë dhe tregun e punës të Bashkimit Evropian.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” angazhohet plotësisht për suksesin e këtij projekti dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin dhe përmirësimin e arsimit në rajon. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.