DYLON

Delegacioni i UKZ-së pjesë e tryezës së diskutimit mbi temën: “Programet e arsimit të lartë në gazetarinë e të dhënave në Ballkanin Perëndimor”

Delegacioni i UKZ-së pjesë e tryezës së diskutimit mbi temën: “Programet e arsimit të lartë në gazetarinë e të dhënave në Ballkanin Perëndimor”
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin e Tuscia-s në Viterbo të Italisë, u zhvillua ngjarja përmbyllëse e projektit Erasmus+ “WEBJOU – Western Balkan Higher Educational Courses in Data Journalism”. Në kuadër të kësaj ngjarjeje, u mbajt një tryezë diskutimi me temën: “Programet e arsimit të lartë në gazetarinë e të dhënave në Ballkanin Perëndimor”.

Në këtë aktivitet, Universiteti Publik “Kadri Zeka” u përfaqësua nga U.D. Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, Prof. Asoc. Dr. Fatmire Krasniqi, dekane e Fakultetit Juridik, dhe mësimdhënësi i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Dr. Sc. Refik Ramadani.

EkoHigjiena

Projekti WEBJOU ka për qëllim promovimin e shkëmbimit të njohurive dhe inovacionit multidisiplinar në mësimdhënie dhe procesin e të nxënit, duke ofruar njohuri dhe aftësi nga fusha të tilla si shkencat e të dhënave, statistikat, vizualizimi dhe komunikimi, të cilat janë të nevojshme për gazetarinë dhe komunikimin e të dhënave. Konsorciumi i projektit përfshin Universitetin e Tuscia-s si koordinues kryesor, si dhe 10 partnerë të tjerë: Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Universitetin Nova Lisboa, Data Ninja, Universitetin Evropian të Tiranës, Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Kolegjin RIT Kosovo (AUK), Kolegjin Universum, Universitetin e Novi Sadit dhe Universitetin e Tiranës.

Si vazhdimësi e këtij projekti, konsorciumi ka aplikuar për një projekt të ri, rezultatet e të cilit pritet të bëhen të ditura në fillim të gjysmës së dytë të vitit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.