Të rinjtë nga Gjilani, që nga data 12 prill, po qëndrojnë në Francë (Strasbourg), ku po zhvillojnë takime me institucionet Evropiane.
Sot me 15 Prill delegacionin shtatë anëtarësh nga Shoqëria Civile të udhëhequr nga Diellza Selishta, si dhe koordinatori për Rini, Genc Mustafa janë pritur në takim nga Stefano Valenti. temë diskutimi ishte partneriteti i Shoqërisë Civile nga Gjilani dhe Këshilli Europian.
“Organizata Franceze M.A.N po jep mbështetje të plotë që ky partneritet të arrihet dhe Gjilani të përfitojë një mbështetje të madhe për aktivitetet rinore. Gjithashtu ky udhëtim ka mbështetje të plotë nga kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri”, ka thënë Selishta.
Gjatë ditëve në vijim ky delegacion rinor do të ketë takime me Parlamentin Europian, Organizata Rinore Franceze, Konsullatën e Kosovës në Francë që ti bashkërendoj aktivitetet lobuese për projektet rinore.