DYLON

Delegacioni i Policisë së Kosovës zhvillon vizitë zyrtare në Turqi

Delegacioni i Policisë së Kosovës zhvillon vizitë zyrtare në Turqi
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të një vizite zyrtare në Republikën e Turqisë, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Fehmi Hoti, u prit nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare Turke, Kolonel Mustafa Çalışkan.

Vizita u realizua në kuadër të një delegacioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, të kryesuar nga zëvendës drejtori i përgjithshëm. Gjatë takimit u diskutuan çështjet e bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet dy organizatave policore, me theks të veçantë në bashkërendimin e aktiviteteve bilaterale.

EkoHigjiena

Palët vlerësuan lart bashkëpunimin ekzistues, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të informatave, zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përfshirjen në iniciativa të përbashkëta ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, krimeve të rënda, migrimit ilegal dhe terrorizmit.

Gjithashtu, u trajtuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve profesionale, përfshirë zhvillimin e burimeve njerëzore, avancimin e kapaciteteve teknike dhe teknologjike.

Të dy palët u dakorduan për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe intensifikimin e kontakteve në funksion të rritjes së sigurisë dhe stabilitetit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në fuqizimin e partneriteteve strategjike dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.