DYLON

Delegacioni i Policisë së Kosovës pjesëmarrëse në konferencën e Asociacionit Ndërkombëtar të Shefave të Policisë

Delegacioni i Policisë së Kosovës pjesëmarrëse në konferencën e Asociacionit Ndërkombëtar të Shefave të Policisë
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një vizitë zyrtare, ku po merr pjesë në konferencën e IACP-së (International Association of Chiefs of Police – Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë).

Konferenca e cila po mbahet në Chicago (26-29 tetor IACP 2019), ku pjesëmarrës janë një numër i madh i nivelit të lartë të shefave të Policisë nga vende të ndryshme të botës, me një fjalë rasti të pranishmëve iu është drejtuar presidenti i SHBA-ve, z. Donald TRUMP.

Kjo konferencë e karakterit ndërkombëtar të pranishmëve iu mundëson shkëmbimin e përvojave policore, trajtimin e problemeve dhe fenomeneve nga fusha e rendit dhe e sigurisë, si dhe njohjen me teknologjitë më të reja të cilat aplikohen në fushën e sigurisë, për shërbime më të mira ndaj të gjitha komuniteteve.

EkoHigjiena

Gjatë qëndrimit në SHBA drejtori QALAJ realizoi disa takime të rëndësishme, përfshirë takimin me shefin e INL- Department of State, Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs, Principal Deputy Assistant Secretary James A. Walsh, si dhe takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të ICITAP-it z. Greg Ducot.

Drejtori QALAJ përveç tjerash gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë si dhe gjatë realizimit të takimeve rëndësi të veçantë i ka kushtuar çështjes së bashkëpunimit policor ndërkombëtar, luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, krimit të organizuar transnacional si dhe llojeve të tjera të krimit.

Kjo konferencë e karakterit policor është një nga konferencat më të mëdha të mbajtura çdo vit në SHBA, ku Policia e Kosovës është mbështetur dhe është përkrahur nga ICITAP-i amerikan, të cilët janë bashkëpjesëmarrës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.