DYLON

Delegacioni i Komunës së Vitisë vizitoi spitalet publike në Saint-Julien-en-Genevois dhe Annecy

Delegacioni i Komunës së Vitisë vizitoi spitalet publike në Saint-Julien-en-Genevois dhe Annecy
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, dr. Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshën e Arsimit, znj. Arta Alidema-Ajeti, të shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Saint-Julien-en-Genevois, z. Laurent Mivelle, përfaqësues dhe udhëheqës të shoqatës “Iliria”, si dhe këshilltarja e deleguar e Saint-Julien-en-Genevois, znj. Minavere Bislimi, zhvilluan vizita zyrtare në dy spitale publike, në Saint-Julien-en-Genevois dhe Annecy.

Delegacioni u prit nga drejtuesit e institucioneve spitalore dhe përgjegjësit e reparteve dhe shërbimeve specialistike. Gjatë këtyre vizitave u prezantuan nga afër organizimi dhe funksionimi i shërbimeve shëndetësore, mënyra e trajtimit të pacientëve, kapacitetet infrastrukturore, hapësirat spitalore, si dhe pajisjet dhe teknologjia mjekësore në dispozicion.

EkoHigjiena

Delegacioni i Komunës së Vitisë, i udhëhequr nga kryetari z. Sokol Haliti, shprehu mirënjohjen e veçantë për mikpritjen dhe respektin e treguar gjatë kësaj vizite, si dhe për bashkëpunimin dhe përkushtimin e institucioneve shëndetësore të këtyre spitaleve.

Falënderim i veçantë iu shpreh drejtuesve dhe stafit të të dy spitaleve për kujdesin dhe trajtimin e ofruar ndër vite për shumë pacientë nga Komuna e Vitisë, por edhe nga komuna të tjera të Republikës së Kosovës.

Kjo vizitë përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, me synim avancimin e mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore dhe thellimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.