DYLON

Delegacioni i Komunës së Vitisë vizitoi një shkollë publike në Saint-julien-en-Genevois

Delegacioni i Komunës së Vitisë vizitoi një shkollë publike në Saint-julien-en-Genevois
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit të Komunës së Vitisë në Saint-Julien-en-Genevois, u zhvillua një vizitë në një shkollë publike, ku delegacioni u prit nga drejtuesit e shkollës dhe stafi arsimor.

Gjatë vizitës u prezantuan nga afër mënyra e organizimit të procesit mësimor, kushtet dhe hapësirat e shkollës, puna me nxënësit, si dhe praktikat që zbatohen në funksion të një procesi sa më cilësor edukativo-arsimor.

EkoHigjiena

Vizita ishte një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave dhe ideve në fushën e arsimit, si dhe për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore të Vitisë dhe Saint-Julien-en-Genevois.

Falënderojmë drejtuesit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

Këto takime janë një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive të reja për shkëmbim përvojash në fushën e arsimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.