DYLON

Delegacioni i FSK-së, vizitoi Shkollën e Nënoficerëve në Gjermani

Delegacioni i FSK-së, vizitoi Shkollën e Nënoficerëve në Gjermani
Avatar photo Redaksia

Delegacioni i FSK-së nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) kanë vizituar Shkollën e Nënoficerëve të Forcave Tokësore të Ushtrisë Gjermane në Delitszch të Gjermanisë. Vizita u realizua në kuadër të planit bilateral ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Gjermane.

Fillimisht pjesëtarët e KDS u pritën nga Komandanti i Shkollës Kolonel Schnebelt dhe stafi i tij, ata u njoftuan nga afër me sistemin e shkollimit të NOF gjermanë, metodikën e ligjëratave si dhe shikuan nga afër trajnimet në orët praktike që u mbajtën.

EkoHigjiena

Vizita kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave, si dhe krijimin dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet shkollave. Në përfundim të vizitës palët pjesëmarrëse u zotuan për thellim të bashkëpunimit në të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.