DYLON

Delegacioni i FSK-së realizon vizitë studimore në Shkollën e Oficerëve në Dresden të Gjermanisë

Delegacioni i FSK-së realizon vizitë studimore në Shkollën e Oficerëve në Dresden të Gjermanisë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, delegacioni nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, i përbërë nga Kolonel Nevzad Asllani, Nënkolonel Bashkim Hamdiu dhe Kapiten Ylli Dalladaku, kanë realizuar vizitë zyrtare në Shkollën e Oficerëve të Bundeswehr-it, në Dresden të Gjermanisë.

Delegacioni i FSK-së u informua nga afër me strukturën organizative, programin dhe infrastrukturën mbështetëse nga stafi i Shkollës e Oficerëve të Bundeswehr-it, delegacioni gjithashtu takoi Komandantin e Shkollës së Oficerëve, Gjeneral Brigade Stephan Willer, i cili ofroj mbështetjen e vazhdueshme për shkollimin dhe trajnimin e Oficerëve të FSK-së.

EkoHigjiena

Me këtë rast ata takuan kadetët e FSK, të cilët janë duke e ndjekur shkollimin në ketë qendër, si dhe janë realizuar vizita në qendrat kulturore dhe historike që ndërlidhen me zhvillimin dhe historinë ushtarake të Bundeswehr-it.

Kjo vizitë fuqizon bashkëpunimin ndërmjet dy shkollave të oficerëve dhe hap mundësi për identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit në fushën e shkollimeve ushtarake dhe shkëmbimit e përvojave profesionale. Përkushtimi ynë për zhvillim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm forcon lidhjet strategjike mes FSK-së dhe ushtrisë Gjermane. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.