DYLON

Delegacioni i FSK-së pritet në Washington DC nga senatorja Joni Ernst

Delegacioni i FSK-së pritet në Washington DC nga senatorja Joni Ernst
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pritur nga senatorja Joni Ernst në Washington D.C.

Në takimin që zhvilloi delegacioni i MFSK-së me senatoren nga Iowa u diskutua për angazhimet e përbashkëta Kosovë-SHBA në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe për aftësimin e Kosovës në përballje me sfidat rajonale dhe globale.

Zëvendësministri Ramadani vuri theksin tek orientimi i Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e kapaciteteve të FSK-së në mandatin ushtarak dhe të mbrojtjes bazuar në standardet amerikane.

EkoHigjiena

“Për Kosovën është jetësore të vazhdojë ndërtimi i FSK-së me standarde amerikane në doktrinë, lidership, sistem të armatimit dhe në pajisje”, tha zëvendësministri Ramadani, duke shprehur orientimin e Kosovës për partneritet të plotë me SHBA-të.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, nënvizoi gatishmërinë e FSK-së për të kontribuar në sigurinë e rajonit dhe më gjerë.

“FSK është e gatshme të fillojë tranzicionin në mandat ushtarak, duke u bazuar në Planin afatgjatë që e kemi të koordinuar. FSK-ja do të vazhdojë të jetë profesionale, shumetnike, e besueshme dhe e gatshme”, tha gjeneral Rama.

Ndërkaq, senatorja Ernst shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e saj për vazhdimin dhe mbështetjen e Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve për siguri dhe mbrojtje.

Në takimin me senatoren Ernst mori pjesë edhe ambasadorja Vlora Çitaku, shefi i kabinetit të Ministrit të FSK-së Jashar Ramadani, atasheu i Mbrojtjes së Kosovë kolonel Ilir Qeriqi, diplomati Frymëzim Isufaj dhe atasheu amerikan i Mbrojtjes në Kosovë koloneli Ryan Nichols.

Delegacioni i MFSK-së po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA lidhur me avancimin e marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-SHBA në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.