Delegacioni i FSK-së, pjesë e aktivitetit mjekësor në Bundeswehr Gjermani
Me ftesë të Gjenerallejtënant Dr. Ralf Hoffmann, Komandant i Shërbimit Qendror Mjekësor të Bundeswehr-it, një delegacion nga Forca e Sigurisë se Kosovës, i udhëhequr nga Kolonel Mehmet Lladrovci, Kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj, RrMK Ilir Rama, si dhe i shoqëruar nga Këshilltari Mjekësor i NALT-it, Nënkolonel Dr. Helmut Bedö, kanë marrë pjesë në stërvitjen informuese dhe trajnuese të Shërbimit Mjekësor (ILÜ), të mbajtur në Feldkirchen, Gjermani. Gjatë vizitës, delegacioni pati mundësinë të njihet nga afër me zhvillimin e kapaciteteve mjekësore, prezantime dhe demonstrime të trajtimeve mjekësore të ROL 1, ROL 2, ROL 3 dhe ROL 4.
Me këtë rast zhvilluan takime me udhëheqës të lartë të sistemit mjekësor ushtarak gjerman dhe të NATO-s, ku u trajtuan tema që ishin në interes të FSK-së si: Zhvillimi i një koncepti të avancuar ROL-1 për FSK-në, Validimi i kapaciteteve mjekësore të FSK-së në vitin 2026 në Kosovë, Pjesëmarrja në ushtrimin shumëkombësh “VIGOROUS WARRIOR 2026” në Estoni, Zhvillimi i trajnimeve trajno-trajnerët në FSK, Bashkëpunimi bilateral në projekte të ardhshme në fushën e mjekësisë ushtarake, U vizituan qendra trajnimi dhe mbështetjeje mjekësore në Kümmersbruck, Weiden dhe Grafenwöhr.
Kjo vizitë ri konfirmon përkushtimin e FSK-së, përkrahjen dhe mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë për zhvillimin e kapaciteteve moderne dhe ndërvepruese mjekësore në përputhje me standardet e NATO-s. /2LONLINE/
