DYLON

Delegacioni i FKS-së pritet në takim nga drejtori për Politika në Ministrinë e Mbrojtjes të Sllovenisë

Delegacioni i FKS-së pritet në takim nga drejtori për Politika në Ministrinë e Mbrojtjes të Sllovenisë
Avatar photo Redaksia

Një delegacion i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, i përbërë nga zëvendësministri, Burim Ramadani, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe këshilltari ushtarak i komandantit, kolonel Jeton Dreshaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në Slloveni, në Kampanjën informuese për tranzicionin e FSK-së.

Në vizitën e tij të parë, delegacioni i FSK-së u prit nga Ales Mismas, drejtor për Politika në Ministrinë e Mbrojtjes të Sllovenisë.

Gjatë takimit, zv. ministri Ramadani dhe gjeneral Rama e njoftuan drejtorin për politika Ales Mismas me të arriturat e përgjithshme të FSK-së dhe në veçanti me procesin e tranzicionit të FSK-së. Lidhur më këtë z. Ramadani u shpreh: „Tranzicioni i FSK-së do të kontribuojë në sigurinë rajonale, duke e bërë Kosovën ofrues të sigurisë dhe jo vetëm konsumues të saj. Tranzicioni i FSK-së është proces legjitim, gradual, transparent dhe i qëndrueshëm“.

EkoHigjiena

Kurse, z. Ales Mismas pasi falënderoi delegacionin e FSK-së për vizitën, tha: “Angazhimi i përbashkët Kosovë-Slloveni në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut A5, si dhe rruga për anëtarësimin e Kosovës në NATO, janë çështje në të cilat Sllovenia mbështet Kosovën.
Gjatë takimit të përbashkët, ndër të tjera ata biseduan edhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe midis dy shteteve dhe dy ministrive, duke nënvizuar thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përgjithshëm për të dyja vendet dhe dy ministritë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.