DYLON

Delegacioni i FIFA-s në Kosovë, priten në FFK

Delegacioni i FIFA-s në Kosovë, priten në FFK
Avatar photo Elife Sherifi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur një delegacion të FIFA-s të sistemit TMS, në përbërje Silvia Costa Salva, Dana Butticker dhe Bernard Weber, të cilët kanë ardhur në Kosovë për vizitë pune.

Arsyeja e ardhjes së këtij delegacioni është shkëmbimi i informacioneve rreth regjistrimit të futbollistëve në sistemet FIFA Connect dhe FIFA TMS, si dhe mënyra e përfitimit nga  “Claims Training Compensation”, njofton FFK.

Presidenti Ademi iu ka uruar mirëseardhje delegacionit nga FIFA dhe gjatë bisedës i ka informuar ata me rrjedhën e punës dhe organizimin e FFK-së, regjistrimin e lojtarëve dhe klubeve, si dhe për punën e mirë që është bërë deri më tash në këto dy sisteme nga ekipi i FFK-së.

EkoHigjiena

Ndërkaq, anëtarët e delegacionit të FIFA-s e inkurajuan FFK-në për punën e deritashme në këto dy sisteme, teksa u shprehën të gatshëm për mbështetje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.