DYLON

Delegacioni amerikan “Iowa Soccer Club” vizitoi Federatën e Futbollit të Kosovës

Delegacioni amerikan “Iowa Soccer Club” vizitoi Federatën e Futbollit të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës ka mirëpritur sot në selinë e saj delegacionin e klubit amerikan “Iowa Soccer Club”, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë në kuadër të një programi të bashkëpunimit sportiv dhe kulturor.

Delegacioni amerikan u prit nga presidenti Agim Ademi, si dhe nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe ish-kapiteni shumëvjeçar i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani.

EkoHigjiena

“Gjatë takimit, mysafirët u njohën nga afër me punën dhe aktivitetet e Federatës së Futbollit të Kosovës, zhvillimin e futbollit në vend dhe progresin e arritur gjatë dhjetë viteve të fundit, që nga pranimi i Kosovës në organizmat ndërkombëtarë të futbollit. Drejtuesit e FFK-së prezantuan rrugëtimin e futbollit kosovar, investimet në infrastrukturë, zhvillimin e ekipeve kombëtare dhe programet për talentet e rinj”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Pas vizitës në selinë e FFK-së, delegacioni amerikan vizitoi Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku u njoh me kushtet moderne të punës dhe zhvillimit të futbollistëve të rinj.

“Në kuadër të kësaj vizite, futbollistët e rinj të “Iowa Soccer Club” zhvilluan edhe një seancë stërvitore të përbashkët me trajnerët e programit “Talent Coach”, duke shkëmbyer përvoja dhe duke forcuar lidhjet sportive ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.