DYLON

Delegacion nga Bursa po qëndron për vizitë në Komunën e Vitisë

Delegacion nga Bursa po qëndron për vizitë në Komunën e Vitisë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Flakadani i Karadakut”, një delegacion nga Bursa e Turqisë po qëndron për vizitë në Komunën e Vitisë.

Delegacioni përbëhej nga Hüseyin Özkan, kryetar i Komisionit për Ballkan në qytetin e Bursës, Nesrin Çakirlar Akşit, kryetare e ansamblit/shoqatës “Bursa Olympus” dhe njëherësh biznesmene në Turqi, si dhe znj. Gülçin, anëtare e komisionit në kuadër të “Bursa Olympus”.

EkoHigjiena

Ata janë pritur në komunë nga nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.

Gjatë kësaj vizite janë zhvilluar takime me përfaqësues komunal, ku është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe arsimit. Theks i veçantë është vënë në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe në shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy palëve.

Po ashtu, është diskutuar edhe për realizimin e vizitave të ndërsjella, si një formë e rëndësishme për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Pjesëmarrja e delegacionit nga Bursa në këtë manifestim vlerësohet si një hap pozitiv drejt zgjerimit të bashkëpunimit dhe rritjes së dimensionit ndërkombëtar të manifestimit “Flakadani i Karadakut”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.