Delawie qartësoi synimet për çka do të angazhohet
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, tashmë i konfirmuar edhe nga Senati, Z. Gregory Delawie, në seancën konfirmuese foli për historinë e marrëdhënieve të dy vendeve.
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, tashmë i konfirmuar edhe nga Senati, Z. Gregory Delawie, në seancën konfirmuese foli për historinë e marrëdhënieve të dy vendeve, mbështetjen e vazhdueshme amerikane dhe qartësoi disa nga synimet e tij se për çfarë do të angazhohet gjatë tre vjetëve të ardhshme. Ai përmblodhi angazhimin e tij në tri drejtime të rëndësishme: forcimin e shtetit ligjor, zgjerimin e sigurisë rajonale dhe nxitjen e reformave ekonomike.
“Korrupsioni pengon zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, pengon investimet, nxit emigrimin, dhe dobëson besimin në institucionet publike. Nga ana tjetër korrupsioni mund të krijojë një terren pjellor për rritjen e ekstremizmit të dhunshëm,” tha Delawie. Ai nënvizoi se do të shtojë mbështetjen për të ndihmuar luftimin e korrupsionit dhe rikthyer besimin e qytetarëve për qeverinë e tyre. Ambasadori Amerikan foli edhe për Forcën së tashme Sigurisë dhe kalimin e saj në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Për më tepër në: http://www.rtklive.com/?id=2&r=35602
