DYLON

Delawie: Kosova duhet të jetë pjesë e Evropës

Avatar photo Redaksia

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka shënuar progres, ndonëse nuk po lëviz shpejtë, ashtu siç duhet.

Ai ka thënë se përkundër historisë dhe këndvështrimeve dalluese, Kosova dhe Serbia kanë shënuar progres në përmirësimin e marrëdhënieve.

EkoHigjiena

“Kosova duhet të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët e saj. Shtetet e Ballkanit duhet të punojnë së bashku, dhe të tentojnë të bëjnë gjëra, që sjellin ndryshime praktike”, ka thënë ambasadori amerikan, duke shtuar se Kosova duhet të jetë pjesë e Evropës.

Në një intervistë për RTV21, ai ka folur edhe për hapat pozitiv që ka shënuar Kosova kohët e fundit, duke përmendur sukseset në fushën e sportit, si pranimi në UEFA dhe FIFA, si dhe paraqitjen e parë të vendit në Lojërat Olimpike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.