DYLON

Dekonspirohet dhe vritet një bashkëpunëtor i AKI-së në Siri

Avatar photo Redaksia

Një bashkëpunëtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është dekonspiruar dhe ekzekutuar në Siri. Ai është vrarë në fillim të këtij viti, pak kohë pas dërgimit nga AKI-ja në cilësi të spiunit, ka mësuar “Koha Ditore”. Viktima ka qenë i infiltruar brenda grupeve xhihadiste shqiptare, pjesë e organizatave terroriste.

Burime të ndryshme, përfshirë ato në Agjencinë Kosovare në Inteligjencës, kanë bërë të ditur se ky agjent i rekrutuar pas përfshirjes së kosovarëve në luftën e Sirisë është ekzekutuar nga afërsia. Këto burime kanë shprehur dyshimin se ai është dekonspiruar dhe është ekzekutuar. Burime nga Agjencia kanë thënë se ai nuk është trajtuar mirë duke u lënë pa ndihmë dhe pa udhëzime të nevojshme.

EkoHigjiena

Zyrtarët shtetërorë kanë heshtur për këtë. Kreu i AKI-së, Bashkim Smakaj, nuk u është përgjigjur pyetjeve të “Kohës Ditore”. Ai nuk ka sqaruar se në çfarë rrethanash është vrarë ky agjent. Gazeta nuk ka mundur të marrë qëndrim as nga Qeveria e Kosovës

http://koha.net/?id=27&l=22251

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.