DYLON

Deklarohet edhe prokuroria për rastin e personit që u gjet pa shenja jete nën ashensorin e një objekti banesor

Deklarohet edhe prokuroria për rastin e personit që u gjet pa shenja jete nën ashensorin e një objekti banesor
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton rreth personit të raportuar më 09 Janar 2024 si person i humbur, i cili është gjetur pa shenja jete më 26 Shkurt 2024.

Në datën e lartcekur, rreth orës 22:45 minuta, nën ashensorin e një objekti banesor në Gjilan është gjetur pa shenja jete tani i ndjeri M.H. (1958), në të cilin objekt i njëjti ka banuar.

EkoHigjiena

Pas raportimit si person i humbur, dyshimet e para kanë qenë në drejtim të veprës penale ‘’Rrëmbimi’’, pasi i njëjti pas lirimit nga qendra e paraburgimit në Lipjan, më 09 Janar 2024, kishte pasur me vete 86,250 Franga zvicerane, prandaj Prokuroria Themelore në Gjilan, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale dhe veprime të shumta hetimore.

Pas gjetjes së personit të zhdukur, në çantën e tij është gjetur edhe shuma e lartcekur e të hollave prej 86,250 Franga zvicerane, si dhe 350 Euro, tre telefona mobil dhe sende tjera personale.

Prokurori i shtetit ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Po ashtu janë angazhuar ekspertë nga fakulteti teknik, me qëllim të ekspertimit të funksionalitetit teknik të ashensorit, janë bërë urdhëresa për ekzaminimin e telefonave dhe janë ndërmarrë veprime tjera hetimore.

Lidhur me veprimet e tjera të mëtutjeshme do të jeni të njoftuar me kohë, thuhet në njoftimin e prokurorisë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.