(2LONLINE) – Në këtë përvjetor të 15-të të fushatës së NATO-s në ish Jugosllavi, e cila solli shpresë dhe paqe te popullit i Kosovës, ne si YATA Kosova, duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjitha shtetet anëtare të NATO-s dhe për tërë ato burra dhe gra që kanë shërbyer 15 vjet për paqen, sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Sot, me respekt dhe përulje të thellë, për ata që kanë humbur jetën në misionin e Kosovës, ne duam të dërgojmë ngushëllimet tona shumë të sinqerta familjeve të tyre. YATA Kosova do të vazhdojë të promovojë vlerat e paqes, demokracisë dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe të mbështesë të gjitha përpjekjet e NATO-s në misionet e tyre për të bërë botën më të mirë dhe më të sigurt.
Ne do të vazhdojmë të punojmë më shumë në të ardhmen e afërt, me shpresën e të pasurit Kosovën në mesin e vendeve të tjera krenar si një vend anëtar i NATO-s./2lonline/
Besim Salihu
Kryetar i Shoqatës së Paktit Atlantik të Rinisë së Kosovës