DYLON

Deklaratë e Qeverisë në lidhje me protestat

Avatar photo Redaksia

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka përcjellë me kujdes protestën e zhvilluar të martën në Prishtinë dhe dhunën e ushtruar gjatë saj. Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, përfshirë të drejtën e protestës paqësore si një e drejtë e patjetërsueshme e shprehjes së shqetësimeve dhe mendimit qytetar. Por, po ashtu, Qeveria shpreh vendosmërinë që të mos tolerojë zhvillime të cilat cenojnë vendin, institucionet, pronën dhe pasurinë publike e private.

Gjuha kërcënuese e përdorur sot në protestë nga organizatorët e saj është e papranueshme dhe ne i dënojmë aktet e tilla nxitëse.

EkoHigjiena

Po ashtu, manipulimi me nxënës përmes këshillave të nxënësve dhe organizimi i tyre në protestë është manipulim i skajshëm dhe tërësisht i papranueshëm për Qeverinë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës fton qytetarët e Republikës së Kosovës për pjekuri dhe maturi politike dhe qytetare, si dhe për tolerancë, gjë që e ka karakterizuar gjithnjë popullin tonë.

Qeveria dënon dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës, duke i falënderuar policët e Kosovës për profesionalizmin e treguar edhe gjatë kësaj proteste.

Qeveria e Kosovës shpreh vullnetin e plotë që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike, me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të interesit për të adresuar të gjitha kërkesat e qytetarëve në rrugë ligjore dhe kushtetuese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.