DYLON

Dekani i FSI-së dhe Komandanti i KFOR-it turk vizituan KBI-në në Gjilan

Dekani i FSI-së dhe Komandanti i KFOR-it turk vizituan KBI-në në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI), dr. Fahrush Rexhepi dhe komandanti i KFOR-it LMT togeri Ilhan Guçlu, në takime të ndara vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilanit, në të cilin u pritën nga kryetari i këtij Këshilli, Naim Aliu.

Kryetari Aliu e njohu dekanin me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan.

Ai gjithashtu falënderoi për punën dhe kontributin e tij gjatë periudhës sa ishte kordinator i medresesë në Gjilan dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për këtë Këshill.

EkoHigjiena

Dekani e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje të mëtutjeshme për këtë Këshill, në mënyrë që ata t’i realizojnë projektet e tyre të synuara.

Ndërsa në takimin me komandantin e Kforit Turk LMT togeri Guçlu, kryetari Aliu falenderoi komandantin për kontributin e dhënë në sferën e sigurisë në Komunën e Gjilanit.

Ndërsa qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte urimi për ardhjen e muaji të madhërishëm të Ramazanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.