DYLON

Dekani i FSI në Prishtinë vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

Dekani i FSI në Prishtinë vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, dr. Fahrush Rexhepi, i shoqëruar nga Prof. Milazim Krasniqi, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli z. Naim Aliu.

Kryetari Aliu e njohu dekanin me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan. Ai gjithashtu falënderoi për punën dhe kontributin e tij gjatë periudhës sa ishte kordinator i medresesë në Gjilan dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për këtë Këshill.

Dekani e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje të mëtutjeshme për këtë Këshill, në mënyrë që ata t’i realizojnë projektet e tyre të synuara.

EkoHigjiena

Ne fund të takimit në emër të KBI në Gjilan kryetari i dhuroi musafirëve nga një ekseplarë të librit të ribotuara nga KBI për Mulla Idriz Gjilanit dhe Librin “Dëshmi për Kohën” i cili flet për kontributin e KBI në Gjilan dhënë çështjes kombëtare gjatë periudhes 1990/99,  ka bërë të ditur, Agim Hyseni, sekretar i KBI-së në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.