DYLON

Dëgjimi publik në kuadër të “Buxhetimit me pjesëmarrje”, mbahet edhe në “Lagjen e tetë”

Dëgjimi publik në kuadër të “Buxhetimit me pjesëmarrje”, mbahet edhe në “Lagjen e tetë”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorët e drejtorive komunale, gjatë takimit me banorët e Lagjes së Tetë, diskutuan mbi mundësitë që Buxhetimi me Pjesëmarrje u ofron qytetarëve që marrin pjesë në planifikimin e fondeve publike, si dhe për propozimet e investimeve në këtë lokalitet.

Propozimet për projekte nga banorët e Lagjes së Tetë, për fazën e dytë të votimit janë:

EkoHigjiena

1. Terreni sportiv

2. Parku i lagjes

3. Rregullimi i rrugës afër shkollës

U bëe ditur se më 27 maj, në Lagjen e Tetë, do të organizohet votimi për projektin me më prioritet për banorët e lagjes, nga këto tri projekte të propozuara.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.