Dëgjimi i radhës u mbajt në Livoç të Ulët
“Sonte, në Livoç të Ulët, u mbajt dëgjimi buxhetor me banorët e Livoçit të Ulët, Cërnicës, Gumnishtës, Livoçit të Epërm, Kravaricës dhe Vrapçiqit, për planifikimin e buxhetit komunal 2027–2029”, thuhet në njoftimin Komunës së Gjilanit.
Takimi u drejtua nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Krenare Latifi Kqiku, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, Drejtorit për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati, si dhe anëtarëve të Kuvendit Komunal, Astrit Sherifi dhe Gentri Murseli.
Në njoftimin e komunës thuhet se gjatë takimit u prezantuan planifikimet buxhetore, ndërsa qytetarët paraqitën kërkesat, propozimet dhe prioritetet e tyre për investimet dhe zhvillimin e lokaliteteve që përfaqësojnë.
“Pjesëmarrja dhe kontributi i qytetarëve janë thelbësore për hartimin e një buxheti gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje me nevojat reale të komunitetit”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/
