DYLON

“Dëgjim publik’’ për Projektligjin për ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me FAK

Avatar photo Redaksia

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), përkatësisht Zyra Ligjore e MFSK-së, organizoi në loket e Ministrisë ,,Dëgjimin publik’’ me shoqërinë civile për Projektligjin për ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës.

Në takim nga MFSK-ja të pranishëm në punime ishin edhe Sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, zotëri Shkelzen Sylaj, drejtori i Ekipit Këshillues të NATO-s për Ministrinë për FSK, Dominic-Haydn Braithwaite, drejtori i Drejtorisë për Operacione, gjeneral brigade Zymer Halimi si dhe shefja e Zyrës për të Drejtat e Njeriut, zonja Halime Morina e gjithashtu edhe këshilltarët e NAT-it.

EkoHigjiena

Fillimisht, punimet e konferencës për dëgjim publik e shpalli të hapur, shefja e Zyrës Ligjore, zonja Krenare Sogojeva Dermaku e cila paraqiti para të pranishmëve arsyen dhe nevojën e organizmit të takimit.

Më pas, fjalën e rastit e mbajti Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për FSK, Shkelzen Sylaj i cili fillimisht foli mbi procesin e Rishikimit të Strategjisë të Sektorit të Sigurisë së Kosovës, rekomandimet e dala nga ky rishikim si dhe procesin e planifikimit dhe përgatitjeve të Ministrisë për përgatitjen e ligjeve dhe amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Më tej, Sekretari Sylaj tha se Ministria për Forcën e sigurisë gjatë gjithë procesit të punës rreth këtij procesi ka punuar ngushtë dhe në transparencë të plotë me Ekipin këshillues të NATO-s për MFSK-në(NAT), Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s për Forcën e Sigurisë(NLAT) si dhe me organizatën DIR- nga shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu edhe drejtori i NAT-it, Dominic-Haydn Braithwaite i cili me këtë rast deklaroj se Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës tha se Ministria për FSK ka punuar fort në këtë proces në mënyrë që tërë pakon ligjore ta kompletoj dhe të zhvilloi përgatitjet e duhura para se institucionet të marrin vendim për transformim.

Gjatë dëgjimin publik, nga ana e shefes zonjës Sogojeva – Dermaku dhe personelit tjetër të zyrës major Brahim Kokollari dhe Burim Abazi u bë leximi nen për nen dhe pik për pik i ligjeve si dhe të njëjtit u përgjigjen në pyetjet e parashtruara si dhe dhanë sqarimet e nevojshme rreth temave, përmbajtjeve dhe formulimeve tjera.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, pra Organizatave joqeveritare vendore të cilat merren kryesisht me çështje të sigurisë, paraqitën nga ana e tyre komentet si dhe dhanë disa propozime të cilat do të analizohen nga Zyra Ligjore e Ministrisë në të ardhmen.

Nga ana e tij, Besfort Lecaj, përfaqësues i Organizatës Asociacioni Euro-Atlantik, i përgëzoj udhëheqësit e Ministrisë për organizimin e dëgjimit publik si dhe parashtroj disa propozime për rishqyrtim dhe ndryshim eventual.

Në dëgjimin e sotëm publik për Projektligjin për ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës ishin prezent përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare për Studime të Sigurisë(QKSS), Asociacionit Euro-Atlantik i Kosovës, Instituti i Kosovës për Zhvillimin e Politikave(KIPRED), Qendra për Siguri, Zhvillim dhe sundim të Ligjit(DCAF), Agjencia shtetërore për mbrojtjen e te dhënave personale, Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete-Zyra e Presidentit, si dhe organizata tjera të cilat merren me çështje të sigurisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.