DYLON

Dëgjim Publik me qytetarët nëpër pronat e të cilëve do të kalojë Autoudha Prishtinë – Gjilan- Dheu i Bardhë

Dëgjim Publik me qytetarët nëpër pronat e të cilëve do të kalojë Autoudha Prishtinë – Gjilan- Dheu i Bardhë
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Gjilanit sot është mbajtur Dëgjim Publik me qytetarët e Gjilanit të zonave Kadastrale Zhegoc, Ponesh dhe Bresalc, nëpër pronat e të cilëve do të kalojë Autoudha Prishtinë – Gjilan- Dheu i Bardhë për t’i informuar ata me procedurat e shpronësimit kur investohet projekti, për interes të përgjithshëm të publikut.

Afrim Murati, drejtor i departamentit të shpronësimit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i ka informuar qytetarët e Komunës së Gjilanit, konkretisht të tri zonave kadastrale me procedurat e shpronësimit, me të drejtat e pronarëve dhe me format tjera të ushtrimit të të drejtave të tyre karshi ministrisë.

Ai ka elaboruar në pika të shkurtëra hapat që duhet të ndërmarrin pronarët e ligjshëm të tokave për të vazhduar me procedurat e shpronësimit.

EkoHigjiena

Kurse nga ana e tyre banorët e këtyre fshatrave kanë thënë se kanë qenë të painformuar lidhur me kwtw projekt, me trasenë e rrugës, me projektin nw pwrgjithwsi, me detajet që kanë të bëjnë me autoudhën Prishtinë – Gjilan.

Ata mes tjerash kanë pyetur për detaje të ndryshme që nga fleta poseduese e deri te ekzekutimi i mjeteve për një pronë e cila shpronësohet.

Ndryshe në këtë autoudhë për zonat e cekura kadastrale do të ketë dy kyçje, njëra në Zhegoc dhe tjetra në fshatin Bresalc, e cila do të jetë më e madhe dhe me standarte tw larta evropiane.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.