DYLON

Dëgjim publik me gratë e fshatit Roganë dhe me të rinjtë e fshatit Topanicë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria e Buxhetit dhe Financave e Komunës së Kamenicës, në bashkëpunim me Grupin e Grave kanë organizuar dëgjimin publik me disa gra të fshatit Roganë.  Roganaset  në këtë dëgjim  i kishin paraqitur  disa  kërkesa,siç ishin: ndërtimi i një institucioni parashkollorë, rregullimi i trotuarit në rrugën e muhaxhirëve që është  prishur  me rastin  e vendosjes së gypave  të ujësjellësit  dhe nuk është  rregulluar fare, si dhe kërkesa   për rregullimin e kanalizimit në lagjen Kallaba. 
 
Ndërsa të rinjtë e fshatit Topanicë,  në dëgjimin publik  për  buxhetin  të mbajtur në fshatin  e tyre kanë  kërkuar:rregullimin e parkut, si dhe rregullimin e një  fushe  sportitëe  për nevoja të rinisë së këtij fshati. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.