DYLON

Dega e PDK-së në Viti funksionon normalisht

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka postuar një fotografi në profilin e tij në “Facebook”, së bashku me kryetarin e partisë, Hashim Thaçi dhe me anëtarët e degës së kësaj partie në Viti.

Ditët e fundit është  thënë se dega e PDK-së në Viti ishte shpërbërë,, por sipas Veselit po dëshmohet e kundërta.

EkoHigjiena

“Sot isha i pranishëm në solemnitet rasti, të organizuar nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Viti, në një mision bashkimi të kapaciteteve ndërtuese e përkushtimi për shtetin tonë.  Duke bashkuar idetë dhe energjitë rreth konceptit të Kosovës Evropiane arrijmë më lehtë te zhvillimi i vendit dhe perspektiva e qytetarëve. Personaliteteve dhe qytetarëve që na u bashkuan dhe po na bashkohen çdo ditë ju urojmë mirëseardhje në subjektin e vlerave”, ka shkruar Veseli në ‘Facebook’.

Përndryshe, ditë nmë parë, edhe ish kryetari i Vitisë nga radhët e PDK-së, Nexhmedin Arifi, q[ shihet po ashtu n[ kt[ foto, kishte mohuar shpërbërjen e Degës së kësaj partie në Viti. Arifi kishte thënë se personat të cilët i janë bashkuar partisë së Fatmir Limajt, kanë qenë të përjashtuar nga PDK-ja.

“Është ndarë një grup të cilët janë zgjedhur si përfaqësues të PDK-së në vit,i por të cilët asnjëherë nuk janë legjitimuar nga kryesia qendrore e PDK’së”, ka thënë Arifi. Dega e PDK-së, sipas tij funksionon normalisht. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.