DYLON

Dega e PDK-së në Gjilan dënon sulmin fizik ndaj Arbana Xharrës

Dega e PDK-së në Gjilan dënon sulmin fizik ndaj Arbana Xharrës
Avatar photo Redaksia

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, shpreh shqetësimin e saj të thellë dhe dënon sulmin fizik ndaj znj. Arbana Xharra, goditje e ulët kjo ndaj saj si grua – nënë, si artikuluese e mendimit ndryshe, por parase gjithash, goditje mbi Partinë Demokratike të Kosovës, mbi vlerat e saj demokratike, vizionin dhe vendosmërinë e saj të pakompromis për proceset madhore të vendit.

Fatkeqësisht, me këtë rast është goditur edhe vetë shteti I Kosovës dhe institucionet e tij.

Prandaj, Dega e PDK-së në Gjilan, kërkon marrjen e masave nga institucionet e shtetit për ta zbuluar rastin dhe nxjerjen para drejtësisë të kryesve të këtij akti të turpshëm e kriminal.

EkoHigjiena

Me këtë rast, thërrasim për gjakftohtësi elektoratin e PDK-së, dhe si gjithëherë për vendosmëri në promovimin e vlerave demokratike e civilizuese, thuhet në reagimin e PDK-së.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.