DYLON

Dega e LDK-së në Gjilan: Dënojmë ashpër gjuhën joparlamentare të përdorur sot nga kryesuesi i Kuvendit Komunal

Dega e LDK-së në Gjilan: Dënojmë ashpër gjuhën joparlamentare të përdorur sot nga kryesuesi i Kuvendit Komunal
Avatar photo Redaksia

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dënon ashpër gjuhën joparlamentare të përdorur sot nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Arianit Sadiku, ndaj asambleistes së LDK-së.

Ofendimi që ka bërë sot ai ndaj asambleistes sonë është i paprecedent në historinë e legjislaturave që prej pas luftës në Gjilan. Në këtë mënyrë kryesuesi i Kuvendit që vjen nga radhët e VV-së ka treguar shembullin më të keq të gjuhës joparlamentare dhe arrogancën e pushtetit.

EkoHigjiena

Gjilani si qytet i demokracisë nuk e duron arrogancën dhe gjuhën degraduese sidomos ndaj një gruaje. Për këtë, për keq qeverisjen e katandisjen që e keni sjellë në Gjilan, do të ndëshkoheni keq nga qytetarët, thuhet në këtë reagim të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.