Sot në orët e hershme të mëngjesit, pas një përballje të shkurtër, por të vështirë me virusin vrastar të pandemisë Covid-19 pushoi zemra e madhe e mësuesit Ilmi.
Bir i një familje fisnike dhe bujare – biri i Qerim Qarrit i njohur për veprimtari atdhetare në këtë anë.
Mësuesi Ilmi ishte mik – shok dhe mbi të gjitha njeri i mirë dhe i pajisur me tiparet dhe virtytet më të mira të një edukatori, ashtu siç kishte nevojë koha për popullin shqiptar.
Mësuesi Ilmi, kudo që punoi la gjurmë të pashlyera, ai ishte njeri me virtyte të larta njerëzore. Janë të rrallë njerzit si ai, që në personalitetin e tyre kanë të gërshetuar vlerat më të larta njerëzore si : Urtësinë, bujarinë, pedanterinë, edukimin, atdhedashurinë, sinqeritetin dhe mbi të gjitha virtualitetin në komunikimin me njerëzit.
Mësuesi Ilmi i takon gjeneratës së parë të mësuesve i cili tërë jetën ia kushtoi arsimit dhe edukimit të shumë gjeneratave, ishte shumë i respektuar, si pedagog, i dashur dhe punëtor i palodhur, me nxënësit e prindërit. Të gjitha këto që i thashë janë të pakta në krahasim me veprën e madhe që e ka bërë si edukator i popullit shqiptar.
Ai më nuk do të jetë fizikisht në mesin tonë, por do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e jashtëzakonshëm në arsim, duke nxjerr gjenerata të cilët sot janë profilet më të mira të komunës tonë.
Të tillë do ta kujtojmë ne dhe do ta kenë burim frymëzimi dhe krenarie edhe brezat e rinj, të cilin e deshi aq shumë dhe për të cilin ishte I gatshëm gjithmonë për të dhënë gjithçka që ishte në mundësinë e tij. I bëftë dritë brezave pasardhës.
Lamtumirë mësues I mësuesve.
Ngushëllime familjes Ibrahimi!
Bujar Nevzati