DYLON

“‘Decentralizimi i Lutës’e ka sjellë Pavarësinë, ‘Zajednica’ e VV-së po e rrënon”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ –Pas aksionit të Lëvizjes “Vetëvendosje” në Gjilan, ku kanë shpuar gomat e veturave zyrtare, ka ardhur reagimi i kryetarit të Komunës Lutfi Haziri.

Në reagim thuhet:

EkoHigjiena

“Pas punëve që janë duke u bërë në Komunën e Gjilanit në vlerë prej 5 milionë euro në zëvendësim të gypave të asbestit dhe rregullimit të lumit “Mirusha” e “Stanishorka” dhe ujërave të zezagjithandej territorit të Komunës në vlerë prej 7 milionë euro, sot Vetëvendosje në Gjilan në mënyrë tinëzare ka shpuar gomat e veturave zyrtare të Komunës.

Duke e kuptuar vokacionin e Vetëvendosjes në qendër, shpresoj që të mos bartet dhuna edhe në Gjilan, në qytetin e demokracisë, sepse aksionet e tilla të dëmtimit të pronës publike janë të papranueshme dhe si të tilla të dënueshme me ligjet e Republikës.

Sa për informatën e individëve të frustruar, të cilët, po e përsëris, s’e kanë kaluar as Llabjanin, e le mëtë merren dhe kuptojnë politikat nacionale, ‘decentralizimi iLutës’e ka sjellë Pavarësinë e Kosovës, ndërkaq ‘Zajednica’ e Vetëvendosjes po e rrënon këtë Pavarësi”, thuhet në reagimin e të parit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.