DYLON

Debatohet, shqyrtohen dhe miratohen vendime të ndryshme në KK të Vitisë

Debatohet, shqyrtohen dhe miratohen vendime të ndryshme në KK të Vitisë
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt, me këtë rast janë shqyrtuar një varg pikash të rendit të ditës.

 Një ndër pikat ku pati më së shumti pyetje nga ana e këshilltarëve, ishte ajo për pasqyrat financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2021, të cilat i prezantoi drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Ibrahim Ramaj.

EkoHigjiena

Në këtë seancë u miratua edhe vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2020 ne vitin 2021, si edhe propozim vendimi për aprovimin e planit të integritetit për komunën e Vitisë 2021-2023.

Këshilltarët me shumicë votash miratuan edhe propozim vendimi për formimin komisioni për themelimin e vend gjuetisë ne territorin e Komunës së Vitisë, si dhe propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik (Parkingjet publike).

Gjithashtu, në këtë seancë u dha një informatë për Manifestimin Tradicional Kulturor-Sportiv Flakadani i Karadakut-2021, si dhe një informate mbi përgatitjen e të mbjellurave pranverore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.