DYLON

Debatohet për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komuniteteve

Debatohet për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komuniteteve
Avatar photo Redaksia

Dardanapress mbanë debatin: Zbatimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komuniteteve

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur debatin lidhur me Zbatimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komuniteteve.

EkoHigjiena

Qëllimi i organizimit të debatit është rritja e  ndërgjegjësimit dhe diskutimi rreth aspekteve ligjore, sociale dhe kulturore që ndërlidhen me mbrojtjen dhe promovimin e  të drejtave të komunitetit Rom.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh shqetësimet, mendimet e tyre lidhur me përfshirjen e Komunitetit Rom në jetën institucionale në Komunën e Kamenicës, ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.

Si rekomandime kryesore të dala nga debati janë: Integrimi i komunitetit rom ne institucionet komunale, inkurajimi i komuniteteve për të marrë pjesë në dëgjimet publike, rindërtimi i fushës së sportive në fshatin Berivojcë, sigurimi i ujit të pijes për komunitetin rom në fshatin Strezoc, organizimi i kurseve profesionale nga qeverisja lokale, organizimi i kurseve për mësimin e gjuhës shqipe, përmirësimi i infrastrukturës rrugore në lokalitet ku jetojnë komunitetet joshumicë, etj.

Në këtë debat kanë marr pjesë: Nënkryetarja për komunitete,qytetarë të komunitetit rom,  përfaqësues nga zyra për komunitete, zyrtarë të drejtorive komunale, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ky projekt është financuar  nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.