DYLON

Debatohet në punëtorin e radhës për draftin e mobilitetit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – U mbajt punëtoria e radhës, e grupit drejtues komunal dhe grupit punues, për hartimin e planit të veprimit të mobilitetit për komunën e Kamenicës, i cili mbështetet nga Projekti DEMOS. Sot, u trajtuan çështjet e paraqitura në draftin e dytë, ku përshkruhej gjendja ekzistuese në trafik, problemet kryesore nga fusha e sigurisë së trafikut dhe transporti në komunën e Kamenicës.

Grupi punues së bashku me konsulentin Mevlan Bixhaku ,i kishte bërë vrojtimet në terren,ku kishte ardhur deri te këto konstatime: se disa pjesë të rrugëve kanë nevojë për mirëmbajtje dhe rehabilitim, poashtu i kishin evidentuar pikat me rrezik potencial për shkaktimin e aksidenteve, mungesën e sinjalizimit horizontal dhe vertikal, shigjetat e drejtimeve, emërtimi i vendbanimeve, mos ekzistimi i sinjalistikës për vendaljen e autobusëve, humbja e shkëlqimit në vendkalimet për këmbësor, mungesa e trotuareve në pjesët periferike të qytetit, sidomos pranë disa shkollave në viset rurale.Mirëpo pasi pjesa më e madhe e rrugëve janë regjionale, dhe për të gjitha ato mangësi nuk është

EkoHigjiena

Megjithatë, u vlerësua se qendra e Kamenicës, ka sipërfaqe të mjaftueshme në trotuare për lëvizje grupore të këmbësorëve. Terreni i favorshëm i Kamenicës, ofron kushte për zhvillimin e çiklizmit, qëduhët t të promovohe sa më tepër. Kamenica, mund të krenohet se ka sipërfaqe të mjaftueshme për parkingje, si dhe shpërndarje të mirë të tyre. Me diskutime kontribuuan: Hysen Jerliu, Ilir kastrati, Sadullah Dermaku, Faton Jakupi dhe Ramush Ismajli. Për punën e bërë të grupit në këtë draft i falënderoi përfaqësuesja nga DEMOS, Ermira Salihu. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.